Kreu i Partisë Demokratike. Sali Berisha mbajti sot një konferencë për mediat ku foli lidhur me programin elektoral të PD-së dhe premtimet e bëra nga kryeministri Edi Rama teksa prezantoi programin elektoral dy ditë më parë.
Berisha tha se Rama ka kopjuar programin e PD-së, ndërsa argumentoi se me rrogat aktuale që kanë qytetarët e vendit, Shqipëria nuk pranohet në Bashkimin Evropian.
“Ky premtim hyn në fuqi tre muajt e parë të qeverisjes së PD. Ai kopjoi, por unë këtu ua kam thënë, Shqipëria me këto rroga nuk pranohet në BE.
Rrogat janë një kriter shumë qenësor, i pashpallur. Dhe ky e frenoi rritjen e rrogave. Ne me trendin e rritjes së rrogave po plotësonim këtë kriter, dhe miqtë e mi në Komision dhe jashtë, e kishin pëlqyer këtë.
Se kjo është një pengesë, sikur të mos kesh asgjë tjetër, po i panë rrogat kaq të ulëta, thonë le se do vijnë të gjithë tek ne. Pra, hyn në fuqi tre muajt e parë të qeverisjes së PD. Pyeteni Ramën, a nuk the në tetor që ky është shkatërrimi, është fundi, është apokalipsi”- deklaroi Berisha. Versus.al








