Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar sërish pamje të tjera nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Këtë herë në mbishkrimin e publikuar në video, Rama u kërkon komentuesve që të bëjnë durim.
“Vazhdojmë, papushim. Dhe u lutemi komentatorëve që brenda mundësive të bëjnë ca durim, por edhe po s’mundën i përshëndesim me mirëkuptim”- shkruan kryeministri.
Që prej 1 gushtit ka nisur edhe aksioni i IKMT për të hequr objektet e bizneseve që nuk respektojnë distancën prej 20 metrash largësi nga rruga. Versus.al







