POLITIKË /

Rama në Elbasan: Nuk bëjmë premtime elektorale, se i kemi të fituara zgjedhjet

Në Elbasan, u prezantua sot projekti për transformimin e territorit të Kombinatit Metalurgjik në Park Kombëtar Industrial. Rama ftoi sipërmarrësit e metalurgjikut që t'i bashkohen këtij projekti.

Shkruar nga Versus

Rama në Elbasan: Nuk bëjmë premtime elektorale, se i kemi të

Kryeministri Edi Rama ka qenë zhvilluar sot një takim me përfaqësues të kompanive të ndryshme në Elbasan për projektin e transformimit të Metalurgjikut në një park industrial. Rama tha se do të krijohet një shoqëri që do të ketë si bashkëpunëtorë të gjithë industritë aktuale.

Ndërsa gjatë bashkëbisedimit me biznesmenët, tha se PS nuk ka aryse që të bëjë premtime duke pretenduar se zgjedhjet i ka të fituara.

“Premtim elektorale bëjnë ata që duan t’i fitojnë zgjedhjet. Ne zgjedhjet i kemi të fituara. Nuk bëjmë premtime elektorale”-tha Rama.

Më tej njëri prej sipërmarrësve industrialë nënvizoi faktin se kjo ndërhyrje në Metalurgjik është e vonuar dhe se do duhej të ishte bërë më herët.

“Fjala koperativë tingëllon pak keq, por fjala koperativë është bashkëpunim ku secili kontribuon. Ajo për të cilën dyshon Ermali, ka një farë të drejte deri diku, Faktikisht kanë qenë katastrofë të gjitha rrugët që zbrisnin në bregdet. Iu dha prioritet turizmit, i erdhi ora Metalurgjikut, për mendimin tim e vonuar, që most ë themi gjëra që s’janë të vërteta. Po më mirë vonë sesa kurrë”- tha sipërmarrësi.

Nuk mungoi as përgjigjia e Ramës, i cili tha se vonesa ka ardhur për shkak se nuk janë ndërmarrë hapa të tjerë në qeverisjet e mëparshme.

“Po qe për të vonuar, në radhë të parë është vonuar Shqipëria 20 e kusur vite në një çoroditje totale, po të ishin marrë gjërat me radhë siç I morëm ne gjithë këto vite, do ishim në nivel tjetër. Por edhe ne mësuam nga budallallëku i tyre. Ne kemi hapur thirrjen për parkun teknologjik te Durana, sa e hapëm, na erdhi interesimi nga 70 e ca kompani dhe 35 që e kanë konfirmuar”- tha Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: