POLITIKË /

Rama pas takimit me inovatorët: Teknologjia, çelësi për Shqipërinë e 2030-s në BE – synojmë muzeun e parë me inteligjencë artificiale

Rama u shpreh entuziast pas prezantimeve dhe diskutimeve, duke i cilësuar projektet si të jashtëzakonshme dhe plot potencial për të ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit.

Shkruar nga Versus

Rama pas takimit me inovatorët: Teknologjia, çelësi për

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun përfundimet e takimit maratonë që zhvilloi me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start-up-eve, për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë e Shqipërisë në rrugën drejt vitit 2030 dhe integrimit në Bashkimin Europian.

Rama u shpreh entuziast pas prezantimeve dhe diskutimeve, duke i cilësuar projektet si të jashtëzakonshme dhe plot potencial për të ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit.

“Sot pati vërtet shumë përmbajtje. Nëse arrijmë të vendosim piketat dhe të ndjekim një plan të përbashkët veprimi, mund të përfitojmë nga përparimi eksponencial që ofron teknologjia, dhe ta çojmë Shqipërinë në një nivel krejt tjetër,” deklaroi Kryeministri.

Ai vuri theksin edhe te sfidat, duke kritikuar sektorin bankar dhe një pjesë të sektorit privat për mungesën e angazhimit në drejtim të digjitalizimit, duke e konsideruar këtë si një pengesë për zhvillimin teknologjik.

Një nga idetë që Rama tha se po shqyrtohet konkretisht është krijimi i muzeut të parë në Shqipëri të ndërtuar tërësisht mbi inteligjencën artificiale, një hap që, sipas tij, do të ishte simbolik dhe funksional për identitetin modern të vendit.

“Te bankat që janë në kushtet e një prapambetje të pajustifikuar digjitale që po vonon ecurinë e sektorit, të gjitha instrumentet nga ana e sektorit janë në dispozicion duke penguar ndërveprimet që lidhen me transaksionet financiare. E rëndësishme po ashtu që në Tiranë në shtator do të arrijmë t’i japim botës së arkitekturës bashkëkohore një inovacion që vjen nga një startup shqiptarësh dhe nëse është ashtu siç me duket mua nga sa pashë, do të ndryshojë shumë mënyrën si funksionon gjithë sektori dhe studiot arkitekturës botërisht.

Sikundër më shumë gëzim dhe përgjegjësi do angazhohem personalisht për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë tekstologji të re të propozuar nga startup në fjalë muzeun e parë tërësisht me inteligjencë artificiale”, tha Rama.

 

Tags:

edi rama

Poll