POLITIKË /

Rama publikon videon: Zjarrvënien duhet ta barazojmë me vr*sjen në Kodin Penal

Teksa drafti i Kodit Penal është në qendër të diskutimeve në vend, Rama ka propozuar që zjarrvënia të barazohet si vepër penale njëjtë me vrasjen.

Shkruar nga Versus

Rama publikon videon: Zjarrvënien duhet ta barazojmë me vr*sjen

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar ashpër lidhur me një rast të zjarrvënies në vend i cili është evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore.

Duke e cilësuar si tradhti ndaj tokës dhe të ardhmes së fëmijëve, Rama tha se në këtë kohë të vështirë me temperature më të larta se normalja, do të duhet që zjarrvënia të barazohet me vrasjen në Kodin Penal.

“Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë

Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore.  Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët.

Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal”- shkruan Rama. Versus.al

Poll