Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të politikanit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi tha se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në Britani janë në burg”.
Në një mesazh publik në gjuhën angleze, Rama e sfidoi Farage për një përballje me të dhëna reale, duke e akuzuar se po përhap shifra të rreme në funksion të një retorike populiste post-Brexit.
“I dashur Nigel Farage, gjyshja ime katolike më kujtonte shpesh një proverbi latin: Errare humanum est, sed perseverare diabolicum – të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në gabim është djallëzore,” – shkruan Rama.
Kryeministri theksoi se shifra e përdorur nga Farage është “qesharake dhe e deformuar”, dhe kujtoi se edhe vetë gazeta The Telegraph, e cila publikoi fillimisht raportin, e ka korrigjuar më pas informacionin.
Sipas Ramës, popullsia shqiptare në Britani është shumë më e lartë se 53 mijë vetë – një shifër e përdorur nga Farage – dhe arrin deri në 140 mijë banorë. Në këtë kontekst, ai thekson se më pak se 1 në 100 shqiptarë janë aktualisht në burgjet britanike. /Versus.al







