POLITIKË /

Rama: SPAK duhet të hetojë 4 hidrocentrale të privatizuara në kohën e Berishës, nuk mund të luftojë korrupsionin pa to

Kryeministri Edi Rama deklaroi se SPAK duhet të nisë hetime mbi privatizimin e katër hidrocentraleve gjatë qeverisjes së Sali Berishës, duke kritikuar paaftësinë e prokurorisë për të ngritur akuza për ngjarjet e ‘21 janarit’.

Shkruar nga Versus

Rama: SPAK duhet të hetojë 4 hidrocentrale të privatizuara

Në vijim të fjalimit të tij para kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama theksoi se SPAK duhet të hetojë katër hidrocentrale të privatizuara gjatë qeverisjes së Sali Berishës nëse synon të luftojë korrupsionin.

“Ka ndodhur shkatërrimi total i sistemit të shpërndarjes. Privatizimi kriminal i 4 hidrocentraleve – Shkopet, Ulëza, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 – u bë si kthim i TVSH-së. Nëse duan të luftojnë korrupsionin, nuk e kanë të lehtë përderisa nuk kanë fuqi të ngrijnë akuza për ‘21 janarin’. Duhet të shkojnë dhe të marrin dosjen e këtyre veprave që i takonin vetëm popullit dhe iu dhanë kompanive private me premtimin për kthim TVSH-je,” tha Rama.

Ai kritikoi mënyrën se si personat që përfituan nga këto privatizime sot veprojnë, duke i krahasuar me “qentë e pazarit me flakë në duar dhe me llapën jashtë”./Versus.al

Poll