
Kryeministri Edi Rama pas darkës me Ivanka Trump në Vlorë, e ka ftuar të futet në makinë e tij në shenjë respekti.
Kujtojmë se Jared Kushner nuk ka qenë pjesë e darkës. Ai ka qenë në Vlorë disa orë gjatë paradites dhe më pas është larguar për në Davos. Rama organizoi një darkë private në Vlorë me Ivanka Trump.
Gjatë pritjes ishte përgatitur edhe një performancë nga një grup polifonik.
Jared Kushner do të investojë në Shqipëri për resorte turistike në Zvërnec dhe ishullin e Sazanit, një projekt i cili është përfolur në media dhe politikanë të ndryshëm./Versus.al

