
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti sot një konferencë për mediat ku foli edhe për reagimin e ashpër të Bashkimit Europian ndaj sulmeve të kryedemokratit ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato.
Berisha tha se u qëndron deklaratave ku e cilësoi Gonzaton si ‘ambasador të Ramës’ dhe se asgjë nuk mund ta ndalojë të denoncojë gjërat që i mendon si të padrejta.
“Deklaroj se në mënyrë absolute se gjithçka që kam thënë e kam të bazuar në disa burime. Kam respekt e simpati për Komisionin Europian dhe ambasadorët. Nuk më ndalon gjë të denoncoj ato që i konsideroj të padrejta. Nuk kam dëshirë të polemizoj, por nuk bie dakord me akte të papranueshme, ndaj i kam denoncuar në vijimësi dhe do t’i denoncoj të vërtetat, nuk i fsheh dot. Ndryshe nuk do të isha ky që jam”, tha Berisha. Versus.al

