Kreu i qeverisë Edi Rama mban sot në Londër takimin e radhës me emigrantët shqiptarë të Diasporës. Takimi pritet të nisë në orën 13:00 dhe do të hapet nga këngëtarja Arilena Ara. Folësi i vetëm pas saj do të jetë kryeministri Edi Rama i cili tashmë zhvillon takimin e pestë me emigrantët shqiptarë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare 2025.
Më herët, Rama ka qenë dy herë në Greqi, një herë në Itali dhe SHBA ku u ka kërkuar votën shqiptarëve të ikur ndër vite dhe u ka bërë thirrje që të kthehen për të investuar në vendin e tyre.
“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në postim të bërë në rrjetet sociale ku ka ndarë edhe pamjet nga salla ku do të mbahet takimi. Versus.al