Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato gjatë një konferencë për shtyp i dorëzoi kryeministrit Edi Rama progress raportin e Komisionit Evropian mbi përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.
Gonzato tha se vendi ka shënuar përparim në disa fusha të rëndësishme, por nënvizoi dekriminalizimin e shpifjes si dhe domosdoshmërinë që reformat urgjente të përfshijnë edhe opozitën dhe të ketë debate e diskutime në Kuvend, jo thjesht votime.
“Dje Komisioni Europian miratoi raportin vjetor për Shqipërinë. Sapo ia dorëzova raportin kryeministrit, më vonë do takohem me ministren e Jashtme. 5 nga 6 grupkapituj negociues janë hapur. Kjo është arritur me një shpejtësi të jashtëzakonshme, tani duhet të shfrytëzojmë mundësinë unike në procesin e negociatave, pasi po hyjmë në një fazë vendimtare. Keni bërë përparim të ndjeshëm në kuadër të planit të rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor duke përmbushur 21 masa gjë që bëri që BE të disbursojë 99.3 mln euro për Shqipërinë.
Liria e shprehjes. Raporti vëren se Shqipëria është në nivelin e moderuar të përgatitjes, ka bërë përparim të kufizuar. Shpifja ende nuk është dekriminalizuar dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar sigurinë e gazetarëve. I bëjmë thirrje Shqipërisë të arrijë përparim të dukshëm gjatë javëve në vijim në mënyrë që ky afat ambicioz të mbetet në rrugën e duhur. Duhet urgjencë reformash, pork jo nuk duhet të dëmtojë cilësinë e tyre, duhet që të shoqërohen me debate në Kuvend me përfshirjen e opozitës”- tha mes të tjerash ambasadori. Versus.al

