Live Updates /

Rama merr raportin e KE, Gonzato: Në Kuvend duhen debate për reformat! Kryeministri: Jemi në rrugën e duhur për anëtarësim në 2030

*Sot në kryeministri u mbajt një konferencë e përbashkët për shtyp ku ambasadori i BE, Silvio Gonzato i dorëzoi kryeministrit Edi Rama progres raportin e KE për ecurinë e procesit të anëtarësimit. Ai nënvizoi nevojën që reformat urgjente të jenë edhe cilësore dhe të shoqërohen me diskutime e debate në Kuvend, jo thjesht me votim. *Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se progress-raporti tregon se vendi është në rrugën e duhur për përmbylljen e grupkapitujve të negociatave deri në 2027-ën dhe anëtarësimin e vendit në BE brenda 2030-ës. *I pyetur për idenë e komisioneres Marta Kos për një periudhë prove për vendet e Ballkanit Perëndimor, Rama tha se ai vetë e kishte hedhur si ide më herët dhe se ishte plotësisht dakord.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
3 ORE ME PARE

Komisionerja foli për "periudhë prove" për anëtarësim në BE, Rama: Jemi dakord, këtë ide e kam dhënë unë i pari

Rama merr raportin e KE, Gonzato: Në Kuvend duhen debate për reformat!

Ditën e djeshme, komisionerja për zgjerimin Marta Kos hodhi idenë që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë në një periudhë prove para anëtarësimit të plotë në BE me frikën se mos fuste “kalin e Trojës”.

Rama tha se këtë ide e kishte hedhur ai shumë më herët në publik duke e konsideruar si diçka shumë positive. Ai shtoi se kjo gjë mund të bëhet edhe me anë të një marrëveshje ku Shqipëria të mos ketë të drejtë vetoje, por thjesht të jetë pjesë e diskutimeve.  

“Do më falni shumë mua për këtë që do them, por do lutesha që përpara se ta merrni si mungesë modestie t’u referoheni arkivave tuaja. Këtë ide e kam hedhur vetë shumë vite më përpara dhe e kam përsëritur sa herë më është dhënë mundësia. I qëndroj kësaj ideje sepse nuk e kam shpikur unë, pasi është ide që i ka rrënjët thellë në historinë e mendimit europian. U jep mundësinë të dyja palëve të marrin atë që duhet pa krijuar probleme. Do të thotë, ne duam të jemi në tryezë si të barabartë dhe të kemi akses të plotë në të gjithë ngrehinën e BE. Ata duan të njëjtën gjë, por ata kanë një frikë që duke qenë 27, ka vështirësi në marrjen e vendimeve sepse është familje ku çdo gjë vendoset me konsensus. Tani thonë ata imagjinoni sikur të bëhemi 28, 29 e 30 sesa më e vështirë mund të bëhet. Pavarësisht se ne si ballkanas jemi më të qetë se ata vetë që janë ballkanizuar me kohë.  Kjo është një gjë shumë positive, ne kemi bërë edhe propozime konkrete, jemi gati të marrim pjesë në çdo lloj diskutimi. Nuk ka nevojë të bëhet me ndryshime traktatesh, por me një marrëveshje”- tha Rama. Versus.al

3 ORE ME PARE

"Reforma urgjente, por me cilësi dhe debat në Kuvend", ambasadori i BE: Duhet dekriminalizuar shpfija

Rama merr raportin e KE, Gonzato: Në Kuvend duhen debate për reformat!
Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato gjatë një konferencë për shtyp i dorëzoi kryeministrit Edi Rama progress raportin e Komisionit Evropian mbi përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.

Gonzato tha se vendi ka shënuar përparim në disa fusha të rëndësishme, por nënvizoi dekriminalizimin e shpifjes si dhe domosdoshmërinë që reformat urgjente të përfshijnë edhe opozitën dhe të ketë debate e diskutime në Kuvend, jo thjesht votime.

“Dje Komisioni Europian miratoi raportin vjetor për Shqipërinë. Sapo ia dorëzova raportin kryeministrit, më vonë do takohem me ministren e Jashtme. 5 nga 6 grupkapituj negociues janë hapur. Kjo është arritur me një shpejtësi të jashtëzakonshme, tani duhet të shfrytëzojmë mundësinë unike në procesin e negociatave, pasi po hyjmë në një fazë vendimtare.  Keni bërë përparim të ndjeshëm në kuadër të planit të rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor duke përmbushur 21 masa gjë që bëri që BE të disbursojë 99.3 mln euro për Shqipërinë.

Liria e shprehjes. Raporti vëren se Shqipëria është në nivelin e moderuar të përgatitjes, ka bërë përparim të kufizuar. Shpifja ende nuk është dekriminalizuar dhe nevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar sigurinë e gazetarëve. I bëjmë thirrje Shqipërisë të arrijë përparim të dukshëm gjatë javëve në vijim në mënyrë që ky afat ambicioz të mbetet në rrugën e duhur. Duhet urgjencë reformash, pork jo nuk duhet të dëmtojë cilësinë e tyre, duhet që të shoqërohen me debate në Kuvend me përfshirjen e opozitës”- tha mes të tjerash ambasadori. Versus.al

Poll