
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar se më 10 shkurt në orën 17:00 do të mbahet protesta e radhës përballë kryeministrisë ku do të kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.
Duke hedhur akuza kundrejt qeverisë, Berisha bëri thirrje për revoltë dhe ftoi të gjithë shqiptarët në atë që e konsideroi si “protesta më e fuqishme” që do njohë Shqipëria.
“Revolta dhe vetëm revolta është përgjigja e merituar e sovranit ndaj këtij grupi që nuk ka ligj, kushtetutë e as moral. Revolta dhe vetëm revolta është rruga e daljes, e përmbysjes së diktaturave autokratike, njëlloj si në vendet e tjera.
Ndaj dhe ftoj dhe njëherë me datën 10 shkurt të gjithë shqiptarët, të gjithë qytetarët e Tiranës, në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve”- u shpreh Berisha gjatë konferencës për shtyp. Versus.al

