POLITIKË /

Rezultatet e diasporës, Rama falenderon shqiptarët që votuan nga shtete të ndryshme: Mesazh i fuqishëm

Rama e konsideron votën e diasporës si një mesazh të qartë që sipas tij do t'i bëjë më të përkushtuar për anëtarësimin e vendit në BE.

Shkruar nga Versus
Rezultatet e diasporës, Rama falenderon shqiptarët që votuan nga
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë shqiptarët që votuan nga shtete të ndryshme pas rezultateve të numërimit të votave të diasporës. Videon falenderuese në rrjetet sociale, Rama e ka shoqëruar me mbishkrimin se ky rezultat është një mesazh i fuqishëm që i jepet qeverisë.

“MIRËMËNGJES dhe me një falenderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan kreu i qeverisë.

 

Pavarësisht akuzave të opozitës për parregullsi dhe manipulim të vullnetit të zgjedhësve, votat e diasporës, i dhanë qeverisë një mbështetje të qartë prej 122.236 votash ose 61.15% të totalit. Versus.al

Poll