Në një takim nga Gjimnazi “Besnik Sykja” në kryqytet, Kryeministri Rama ka njoftuar se platforma TIK TOK, mund të përdoret sërish në Shqipëri.
Kreu i qeverisë tha se kompania është angazhuar për të nisur propzime të reja sa I takon përdorimit të gjerë në vendin tonë, nga të rriturit apo edhe adoleshentët.
“Kompania e ka marrë shumë seriozisht dhe na ka premtuar se do ta paraqesë këtë propozim. I kemi thënë në të gjitha rastet, çfarë kompania do të na ofrojë, të dhëna që do marrim nga propozimi i kompanisë”, tha Rama.
Po ashtu kryeministri shtoi se kjo procedurë do të ofrojë siguri për fëmijët shqiptarë.
"Ne kemi hyrë në një dialog me kompaninë nëpërmjetë AKSH dhe Ministrisë së Arsimit dhe kemi kërkuar nëse do të ketë akses në Shqipëri duhet që të na paraqes një propozim të besueshmë për një numër të caktuar filtrash sigurie për fëmijët tanë dhe një program për të stimuluar mësimin për shkencën dhe matematikën që TikTok i ka në gamën e vet të shërbimeve. Duhet që të na garantojnë që fëmijët janë të mbrojtur nga pjesët e rrezikshme. Besoj se në një kohë jo shumë të largët ata do të vijnë në Shqipëri".
Sipas burimeve për Versus.al platforma ka pranuar të zbatojë masa më të rrepta për moderimin e përmbajtjes si dhe prezantimin e shërbimeve të reja për përdoruesit shqiptarë. Një formë e re këshillimi dhe mbështetje në app, më shumë fokus në STEM Feed dhe rritje e ndërgjegjësimit tek përdoruesit e rinj, janë arsyet bindëse se TikTok mund të ofrojë rregulla më strikte për përdoruesit, sidomos për të miturit. /Versus.al/








