'Rilindja Urbane 2.0 do të jetë një program afatgjatë që do të zgjasë katër vite dhe do të jetë një proces i vazhdueshëm, jo një aksion apo aksion i përkohshëm veror', është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale.
Kryeministri theksoi se nuk mund të pritej deri në dimër për të nisur këtë proces, duke sqaruar se çështja e turizmit nuk u prek nga ky program.
Ai paralajmëroi se në shtator do të ketë diskutime të hapura për sfidat që po përballon industria, veçanërisht për ata që nuk po planifikojnë strategjikisht dhe po marrin vendime të nxituara që mund të dëmtojnë investimet afatgjata dhe ekonominë e ardhshme.
Rama gjithashtu përmendi përparimet e arritura këtë vit në menaxhimin e plazheve, ndërsa paralajmëroi masa radikale për vitin tjetër, ku bashkitë do të kenë më shumë kompetenca.
Ai nënvizoi rëndësinë e ngritjes së nivelit të pushtetit vendor, që megjithëse ka bërë shumë, ka ende shumë mangësi që duhet të adresohen për të përmirësuar më tej situatën.
''Rilindja ubane 2.0 është një pogram që do të vazhdoj katër vjet dhe ky proces do të jetë konstant, nuk është një aksion, nuk është një sulm një veror. Ata që thonë po pse nuk e lije dot për në dimër ju them jo nuk e linim dot për dimër.
Jo se kemi turistët nëpër këmbë, mos kini asnjë merak se çështja e turistëve nuk lidhet me këtë. Çështja e turistëve lidhet me dy a tre gjëra të tjera për të cilat do të llafosemi shumë hapur dhe shumë qartë në shtator, duke filluar nga një pjesë e industirsë që nuk po mendon fare strategjikisht po mendon kap çfarë të kapësh sot dhe po i bën gropën vetes për nesër pas gjithë atyre investimeve po bën nuk do të mund dot t'i shlyejë dhe as nuk do të mund dot t'i kthejë investime të qëndrushme për fëmijët nëse sot vendos çmime të cilat do të hapin me shumë shpejtësi fjalën se është shumë shtrenjtë në Shqipëri, por do të flasim për këtë siç do të flasim për plazhet ku kemi bërë një hap të madh përpara këtë vit por të pamjaftueshëm dhe do të marrim masa radikale edhe me plazhet vitin e ardhshëm ku bashkitë do të marrin shumë më tepër forcë por ama shkundja e bashkive sot është një domosdoshmëri që gjërat do të shkojnë shumë më mirë nesër dhe që pushteti vendor që ka bërë shumë gjëra por që ka shumë të meta të ngrihet në një nivel tjetër.' tha Rama. /Versus.al







