POLITIKË /

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Po përgatisim një rregullore kombëtare! Teknologjia do të na çlirojë nga ky fenomen!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se po përgatitet një rregullore kombëtare që do të përcaktojë qartë kufijtë dhe hapësirat e lirisë për ndërtimet e çmontueshme, duke ruajtur interesat e komuniteteve dhe duke mbështetur aktivitetin sipërmarrës.

Shkruar nga Versus
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Po përgatisim një rregullore
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se po përgatitet një rregullore kombëtare që do të përcaktojë qartë kufijtë dhe hapësirat e lirisë për ndërtimet e çmontueshme, duke ruajtur interesat e komuniteteve dhe duke mbështetur aktivitetin sipërmarrës.

“Bëhet fjalë për ndërtime të çmontueshme dhe ka mirëkuptim të madh dhe po i çmontojnë. Ka edhe raste kur kjo nuk ndodh. Ky nuk është sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës,” tha Rama, duke theksuar se rregullorja e re do të japë qartë hapësirat për njësitë tregtare pa kaluar kufijtë e komunitetit.

Kryeministri theksoi edhe rolin e teknologjisë në këtë proces: “Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe një nga institutet më prestigjioze në botë të qeverisjes e ka përcaktuar Shqipërinë si një nga yjet në ngjitje në hapësirën evropiane për reformat dhe transformimin.”

Rama shtoi se teknologjia do të ndihmojë që fenomeni i ndërtimeve pa rregull të reduktohet në maksimum, duke kaluar nga faza e ndërtimit të pakontrolluar drejt një modeli më të qëndrueshëm dhe të kontrolluar.

“Teknologjia do të na çlirojë nga ky fenomen duke e reduktuar në maksimum,” përfundoi kryeministri.

"Bëhet fjalë për ndërtime të cmontueshme dhe ka mirëkuptim të madh dhe po i cmontojnë. Ka edhe raste kur kjo nuk ndodh. Ky nuk është sulm ndaj aktivitetit sipërmarrës, po përgatisim një rregullore kombëtare që do të vendosdë qartë kufijtë dhe do të japë qartë hapësirat e lirisë për. Do  të ketë të gjithë hapësirën edhe për njësitë tregtare por pa kaëpërcyer kufirin që është i komunitetit. Në fund kam edhe elementin e teknologjisë. Shqipëria ka bërë progress të jashtëzakonshëm dhe para pak ditësh, një nga institutet më prestigjioze në botë të qeverisjes, të matjes së parametrave të qeverisjes, e përcaktoi Shqipërinë si një nga yjet në ngjitje të hapësirës evropiane së bashku me 4 vende të tjera për reformat dhe transformimin. Shqipëria është dicka krejt tjetër, e tregojnë shumë gjëra. Teknologjia do të na ndihmojë në këtë fazë, që sic kemi kaluar te faza ku të gjithë ngrini llaç e ngrinin mure, kalojmë te faza që s'do të ketë më. Teknologjia do të na çlirojë nga ky fenomen duke e reduktuar në maksimum.", tha Rama./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll