POLITIKË /

Nga ndërtimet pa leje te zënia e trotuareve, Rama publikon platformën ku denoncohet zaptimi i hapësirave publike

"Me këtë dritare të re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike, ju uroj fundjavë të qetë"- ka shkruar Rama në postimin e tij.

Shkruar nga Versus

Nga ndërtimet pa leje te zënia e trotuareve, Rama publikon

Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe një platformë online të ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim.

Në platformën e quajtur “Hapësira Ime Publike”, qytetarët e kanë të mundur që të raportojnë për çdo ndërtim pa leje, zënie të trotuareve apo hapësirës publike, parkime private të paligjshme, ndotje akustike apo kantier ndërtimi pa rrethimin e duhur për sigurinë e kalimtarëve.

Nga ndërtimet pa leje te zënia e trotuareve, Rama publikon

Gjithashtu bashkangjitur këtyre opsioneve të denoncimit qytetar, nëse autoritetet nuk përgjigjen brenda 24 orëve, gjendet edhe një formular ankese ku do të mund të raportojnë për institucionin përgjegjës që nuk ka reaguar. Versus.al

Poll