Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur nisjen e procesit për çlirimin e buzërrugëve kombëtare, duke vendosur kufij të qartë për subjektet përgjegjëse dhe duke garantuar që asnjë mbeturinë apo rraqe të mos lihet më në qiell të hapur.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se në kuadër të programit të ri “Rilindja Urbane 2.0”, hapësirat buzë e përballë akseve kombëtare do të trajtohen si pjesë të përbashkët të shtëpisë tonë, duke kontribuar me sasi të konsiderueshme gjelbërimi në bashkëpunim me qeverinë.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
Ka nisur edhe çlirimi i buzërrugëve kombëtare, duke përcaktuar një kufi tërheqjeje të subjekteve, të cilat njëkohësisht duhet të sigurohen se asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur dhe njëkohësisht, sipas kritereve të programit të ri të Rilindja Urbane 2.0 do të kontribuojnë me një sasi gjelbërimi, bashkarisht me qeverinë, duke e trajtuar hapësirën buzë e përballë akseve kombëtare si pjesë të shtëpisë sonë të përbashkët dhe jo si tokë të askujt./Versus.al







