POLITIKË /

Parodi në Lushnjë/ Kryebashkikaja Sefa urdhër të pritet pema nën “mbrojtjen” e Korreshit! Deputeti: Po të dojë Rama na e fut në b**

Dokumenti është publikuar nga vetë deputeti Saimir Korreshi, i cili njëkohësisht i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë që të reagojnë.

Shkruar nga Versus

Parodi në Lushnjë/ Kryebashkikaja Sefa urdhër të pritet pema

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Lushnjës, i zhvilluar një ditë më parë, ka sjellë përplasje dhe reagime të forta, mes tyre edhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të deputetit të Partisë Demokratike, Saimir Korreshi.

Në lagjen “Gafurr Muço”, ku forcat e Policisë Bashkiake, Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Policisë së Rendit kishin zbarkuar për të çliruar trotuaret dhe hapësirat publike, Korreshi ka kundërshtuar prerjen e një peme shumëvjeçare.

“Kjo pema këtu ka 40 vjet. Zë trotuar e hapësirë publike kjo pema këtu? Këtu është hije ke qejf të rrish. Në diell do na lënë ne këta. Ku është hapësira publike që zë kjo pema? Çfarë pune të prish kjo pema këtu. Nuk është as trotuar. Eshtë turp kjo punë. Në mes të gushtit ta lësh qeros?”, u shpreh Korreshi.

Por ndërkohë që për prerjen e kësaj peme kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa ka përpiluar me urgjencë dhe një urdhër me firmë dhe me datë.

Dokumenti është publikuar nga vetë deputeti Saimir Korreshi, i cili njëkohësisht i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë që të reagojnë. Ai thekson se prej dy javësh këto institucione janë vënë në dijeni për prerjet e paligjshme të pemëve në qytet, ndërkohë që, sipas tij, urdhri zyrtar për aksionin është firmosur vetëm një ditë më parë nga kryebashkiakja.

“Lufte Pemeve te mbjella nga privatet sa turp! Ne te gjithe boten Bashkite japin certifikata mirnjohjeje per qytetare qe mbjellin peme ketu tek ne ja presim. Edhe pse kemi nje ligj qe nuk lejohen prerjet e pemeve, SKANDAL!

Heqja e tendave te diellit pa leje ndertimii se bejne hije. Po kush e jep kete leje ?? Ju keni pallate pa leje ndertimi e merreni me tenda djelli ajrore.

Pra te gjitha pemet e prera para ketij urdhri jane ne shkelje te ligjit dhe per burg. Alo Pilicia, SPAKUUU ja prova.  Ju kemi njoftuar para dy javeve por urdhri ka dalur vetem dje”, shkruan në postim Korreshi./Versus.al

Parodi në Lushnjë/ Kryebashkikaja Sefa urdhër të pritet pema

 

Poll