POLITIKË /

Rinumërimi i heq më shumë vota PD-së në Tiranë, e ndjek PS! Si paraqiten rezultatet kur janë hapur 606 kuti

Pavarësisht pretendimeve, demokratët deri tani kanë dalë më të dëmtuarit nga ky rinumërim i votave.

Shkruar nga Versus

Rinumërimi i heq më shumë vota PD-së në Tiranë, e

Rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës ka hyrë në ditën e gjashtë, ndërkohë që deri më tani janë rinumëruar 606 kuti nga 1282 në total.

Partia Demokratike, ndryshe nga sa pretendonte se i ishin tjetërsuar votat deri më tani rezulton partia me më së shumti vota të pamerituara, plot 309. Ndërsa partia e dytë me më shumë vota të pamerituara është PS me 223 të tilla.

E treta në radhë për vota më shumë në procesverbal sesa në kuti është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 33 vota të pamerituara, duke u ndjekur më pas nga PSD e Tom Doshit me 25 vota të padrejta. Lëvizja Bashkë ka 17 vota më tepër nga çfarë i takojnë dhe partia Mundësia ka 12. Të gjitha këto vota do t’u zbriten nga numërimi fillestar.

Rinumërimi i heq më shumë vota PD-së në Tiranë, e
Rezultati i deritanishëm i rinumërimit

Rinumërimi për kandidatët

Rekordin e votave të padrejta vijon ta mbajë ministri i Brendshëm Ervin Hoxha me 256 vota, i ndjekur nga Xhemal Qefalia me 130 vota pa meritë. Mbrapa nuk mbetet as Fatmir Xhafa të cilit rezulton t’i jenë shtuar 125 vota më shumë.

Tek PD numrin më të madh të votave të pamerituara deri tani rezulton ta ketë Ilir Alimehmeti, kandidati i listës së hapur i cili pati më së shumti pretendime pasi doli i dyti më i votuari mes demokratëve në Tiranë. Pas tij vjen Jorida Tabaku me 65 vota.

Deri më tani, këto rezultate nuk përbajnë ndonjë ndryshim në renditjen përfundimtare, ndërsa janë edhe më shumë se gjysma e kutive për t’u rinumëruar. Versus.al

Poll