Deputeti Dashnor Sula i cili u largua nga PD pasi u la jashtë listës së sigurt të Elbasanit, ka folur në Top Channel mbi rezultatin e deritanishëm me mbi 1600 kuti të numëruara ku PS kryeson me 83 mandate.
Sipas Sulës, vendi rrezikon të rrëshkasë në diktaturë dhe faj për këtë sipas tij kanë edhe personazhet brenda Partisë Demokratike si Noka e Vokshi të cilët ai i konsideroi si “njerëzit më të urryer’.
“Vendi rrezikon të rrëshqasë në diktaturë, e kam paralajmëruar muaj dhe vite më parë, për shkak të një personi si zoti Berisha dhe disa personave si Noka dhe Vokshi, janë njerëzit më të urryer. E morën një të mbaruar e vunë për të ngjallur… apo si historia e kandarit, ku shkoni pleqtë peshonin me kokërr, se nuk e kishe në krahun tjetër s’ka për të peshuar. Kur kam qenë unë aty kishte trefishim të votave për PD. Kur erdha unë shkuam në rreth 7 mijë vota. Në 2005 jo se jam unë zoti, t jesh njeri që nuk vjedh, që punon. Këtë bënë luftë civile, i larguan, merr primaret, demokratët më votuan mua sepse besonin. Këta vënë njerëz qokash, jo njerëz që luftojnë. 78-76 mandate parashikoja të merrte PS, por sipas këtij trendi do të jetë tek 80”- tha Sula. Versus.al







