Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga pjesa e brendshme e strukturës dy katëshe në sheshin “Skënderbej” të ngritur posaçërisht për samitin që do të mbahet më datë 16 maj kur liderët e komunitetit politik evropian mblidhen në kryeqytetin shqiptar.
Siç shihet nga pamjet e publikuara, pjesa e mureve është e dizajnuar me figura e imazhe nga monumente e shenja identifikuese të shteteve të ndryshme evropiane.
Ky është reagimi i dytë i Ramës pas postimit të mëngjesit të sotëm teksa PS u shfaq në epërsi të madhe drejt sigurimit të mandatit të katërt qeverisës.
Ndërtimi i strukturave akomoduese dhe konstruksioneve të përkohshme, do të shërbejnë për pritjen dhe zhvillimin e punimeve të nivelit të lartë të samitit, i cili do të bëjë bashkë 47 liderë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, por edhe vendet partnere. Versus.al







