POLITIKË /

Rama në Asamblenë e PS në njësinë nr. 4 në Tiranë: Fitorja nuk na falet, arrihet me punë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore 2027, duke theksuar se fitoret vijnë si rezultat i organizimit dhe punës së vazhdueshme.

Shkruar nga Versus
Rama në Asamblenë e PS në njësinë nr. 4 në
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Partia Socialiste ka filluar përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke e konsideruar këtë si një proces të vazhdueshëm pune dhe organizimi.

Gjatë fjalës në Asamblenë e PS në njësinë nr. 4 në Tiranë, ai u ndal edhe te rezultati i zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, duke nënvizuar se suksesi erdhi si rezultat i përkushtimit dhe jo rastësisht.

“Nuk është diçka e re, e kemi bërë këtë gjithmonë sepse ky është momenti për të filluar punën dhe për të projektuar fitoren e ardhshme vendore. Duke bërë atë që dimë të bëjmë si askush tjetër, të nisim nga organizmi dhe energjizimi. Vitin e shkuar morëm një fitore shembullore, me 83 mandate. Duhet ta keni parasysh shumë mirë që nuk na i fal kush.

Ne jemi forca më e madhe dhe më e organizuar në këtë vend. Jemi një parti politike që asnjëherë nuk ka folur vetëm me veten që kur mori mandatin e parë, por gjithmonë është përpjekur të flasë me njerëz dhe të kuptojë ata. Kemi bërë atë që kemi thënë, nuk na ka dalë gjithmonë t’i bëjmë në kohën kur kemi dashur, sepse jeta sjell shumë të papritura, sidomos jeta politike ka të papriturat e veta”, tha Rama./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll