
Kryetari i PD-së, Sali Berisha mbajti sot “Foltoren” në degën Nr.2 në Tiranë. Berisha iu rikthye një nga çështjeve që ka lënë plagë në popullin shqiptar, skemat piramidale të vitit 1997.
Berisha në atë kohë President i Republikës, pranoi se qeveria e tij, ka gabuar, duke thënë se nuk i njihnin skemat piramidale.
Berisha tregoi se kaluan në opozitë për të rrëzuar propagandën se qeveria ka marrë paratë e shqiptarëve.
“Përsëri, ne ramë në 1997-ën. Sepse bëmë gabimet tona, pa diskutim. Bëmë gabime por nuk i kishim, nuk i njihnim, edhe kjo është e provuar, ne s’njihnim skemat piramidale. E vërteta. Megjithatë, në atë situatë, prapë ne mbajtëm të vërtetat. Cilat? Së pari, qeveria nuk i kishte ndërtuar ato. Së dyti, meqenëse qytetarët, propaganda i bindi se qeveria i ka marrë paratë e tyre, vendimi ynë ishte shumë i drejtë: të dalim nga pushteti, të lëshojmë pushtetin. Të dalim në opozitë. Shqiptarët ta kuptojnë, ta marrin vesh se nuk është prekur asnjë qindarkë e tyre nga qeveria”, u shpreh Berisha para demokratëve./Versus.al

