POLITIKË /

Seanca e kaluar dështoi, Kuvendi mblidhet sërish sot për interpelancën e demokratëve me Manastirliun

Raporti i opinionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës pritet të jetë një tjetër temë e nxehtë diskutimi sot në Kuvend.

Shkruar nga Versus

Seanca e kaluar dështoi, Kuvendi mblidhet sërish sot për

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00 për të zhvilluar seancën plenare në qendër të së cilës pritet të jetë interpelanca e kërkuar nga grupi parlamentar i PD me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu.

Interpelanca për sigurinë në shkolla pas tragjedisë të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli”, ishte planifikuar të mbahej të enjten e kaluar, por dështoi për shkak të përplasjeve mes deputetes Ina Zhupa dhe Erion Braçe.

Ky i fundit e krahasoi Zhupën me femrat ruse, ndërsa demokratja nuk u kursye në përgjigjen e saj të ashpër duke sjellë boshatisjen e sallës nga ana e ministrave dhe deputetëve socialistë.

Ndërkohë, seanca e kaluar solli edhe përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi i cili i kërkoi llogari Spiropalit për mos-zhvillimin e interpelancës me kreun e qeverisë sa i takon çështjes “Bechetti”.

Rama nëpërmjet një reagimi të gjatë në rrjetet sociale tha se nuk do të jetë i pranishëm në asnjë interpelancë të kërkuar nga Bardhi derisa SPAK të përfundojë hetimet lidhur me denoncimet publike të kreut të grupit të PD, i cili akuzoi Olsi Ramën për përfshirje në laboratorin e drogës në Xibrakë. Versus.al

Poll