POLITIKË /

Sendet e hedhura drejt ministrave dhe djegia e karrigeve, Hoxha paralajmëron opozitën: E çojmë në SPAK

Ministri Ervin Hoxha ka listuar 5 vepra penale që sipas tij janë kryer nga deputetët e opozitës në aksionin e dhunshëm të ditës së djeshme në Kuvend.

Shkruar nga Versus
Sendet e hedhura drejt ministrave dhe djegia e karrigeve, Hoxha
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe foto nga djegia e karrigeve jashtë Kuvendit

Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha duket se do të ketë një qasje ndryshe nga paraardhësit e tij, duke e marrë më me seriozitet kaosin dhe dhunën e ushtruar nga opozita në seancën plenare të Kuvendit.

Nëpërmjet një deklarate të publikuar në rrjetin social, facebook, Hoxha i cilëson si “të papranueshme” veprimet e opozitës në seancën plenare të ditës së djeshme ku kryeparlamentarja Elisa Spiropali lexoi shkresën e prokurorisë së Tiranës për arrestimin e Salianjit, duke i hequr këtij të fundit mandatin e deputetit.

Në reagimin e bërë, ministri liston disa akte të cilat sipas tij përbëjnë vepra penale, ndërsa njofton se do pjesëtarët e Gardës po grumbullojnë provat të cilat më pas do të dorëzohen në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Reagimi i plotë:

Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.

Pengimi i ushtrimit të funksioneve kushtetuese

Heqja me dhunë e të drejtës së fjalës

Goditja për shkak të detyrës

Rrezikimi i jetës së deputetëve duke i goditur me mjete të forta

Shkatërrimi me zjarr i pronës publike ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi.

Në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit.

Zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese.

Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët.

Për ngjarjen e paprecedentë reagoi dhe edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se e gjitha kjo po ëhej pas një vendimi të dhënë nga gjykata, ndërsa u përpoq të bënte krahasim mes dhunës së opozitës dhe qeverisjes së tij. Versus.al

Poll