Live Updates /

I hiqet mandati Salianjit, kaos në Kuvend, digjen karriget, qëllohen ministrat e Spiropali. 24 deputetë të opozitës drejt përjashtimit

* Rikthehet kaosi në parlamentin e Shqipërisë. Dënimi i Ervin Salianjit ka bërë që opozita të mos lejojë zhvillimin e seancës parlamentare të planifikuar për tu zhvilluar ditën e sotme. Deputetët e opozitës kanë pushtuar foltoren dhe kanë hedhur objekte të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali si dhe ministrave. * Ndërsa, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka njoftuar heqjen e mandatin e deputetit për Ervin Salinjanin, deputetët e PD kanë thyer foltoren. Ata kanë marrë karriget e tyre nga salla e Kuvendit duke i hedhur më pas në oborrin e Kuvendit dhe u kanë vënë zjarrin në mënyrë simbolike. * Deputetët e opozitës janë përplasur fizikisht dhe verbalisht në sallën e Kuvendit gjatë ditës së sotme, ndërsa kanë tentuar të qëllojnë dhe në drejtim të ministrave dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali. * Demokrati Flamur Noka i ka shkulur mikrofonin deputetit Petro Koçi, duke acaruar situatën. Pas këtij veprimi Spiropali ka njoftuar përjashtimin nga Kuvendi të Flamur Nokës, si dhe ka mbyllur seancën e sotme plenare.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

* Rikthehet kaosi në parlamentin e Shqipërisë. Dënimi i Ervin Salianjit ka bërë që opozita të mos lejojë zhvillimin e seancës parlamentare të planifikuar për tu zhvilluar ditën e sotme. Deputetët e opozitës kanë pushtuar foltoren dhe kanë hedhur objekte të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali si dhe ministrave. * Ndërsa, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka njoftuar heqjen e mandatin e deputetit për Ervin Salinjanin, deputetët e PD kanë thyer foltoren. Ata kanë marrë karriget e tyre nga salla e Kuvendit duke i hedhur më pas në oborrin e Kuvendit dhe u kanë vënë zjarrin në mënyrë simbolike. * Deputetët e opozitës janë përplasur fizikisht dhe verbalisht në sallën e Kuvendit gjatë ditës së sotme, ndërsa kanë tentuar të qëllojnë dhe në drejtim të ministrave dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali. * Demokrati Flamur Noka i ka shkulur mikrofonin deputetit Petro Koçi, duke acaruar situatën. Pas këtij veprimi Spiropali ka njoftuar përjashtimin nga Kuvendi të Flamur Nokës, si dhe ka mbyllur seancën e sotme plenare.

13 Postime
6 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Zjarr e flakë në Kuvend, PS kërkon ndëshkimin e dhjetëra deputetëve të opozitës

I hiqet mandati Salianjit, kaos në Kuvend, digjen karriget, qëllohen

Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali e paralajmëroi në fund të fjalës së saj, para se të mbyllte seancën “blic” të ditës së sotme.

Ndërkaq që, PS e ka bërë zyrtare kërkesën e saj për ndëshkimin e deputetëve të opozitës.

Sipas asaj që mësohet, mazhoranca ka kërkuar ndëshkimin e dhjetëra deputetëve, emrat e të cilëve i gjeni më poshtë:

Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

6 MUAJ ME PARE

Ekspertët e kriminalistikës mbërrijnë në parlament, këqyrin “skenën e krimit”

I hiqet mandati Salianjit, kaos në Kuvend, digjen karriget, qëllohen

Pas protestës së ashpër nga opozita, ku deputetët dogjën karriget e tyre, ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur në Kuvend për të hetuar ngjarjen.

Ata kanë nisur këqyrjen e ambientit, duke analizuar si brenda ashtu edhe jashtë sallës.

Raportet tregojnë se brenda Parlamentit, përleshjet mes deputetëve të opozitës dhe gardës së sigurisë u intensifikuan, me disa deputetë që goditën drejt karriges së kryetares Elisa Spiropali me pjesë karrigesh dhe sende të tjera.

Kjo situatë ka sjellë një atmosferë të tensionuar dhe ka nxitur reagime të menjëhershme.

Ndërkohë, hyrja e Kuvendit u përfshi nga flakët pasi demokratët vendosën të digjnin karriget e tyre si shenjë proteste.

Kryetarja Spiropali reagoi me një postim në rrjetet sociale, duke e cilësuar situatën si “një skenë krimi” dhe duke theksuar se ky akt ka pasojat e tij në imazhin e institucionit.

 

6 MUAJ ME PARE

“Deputetët e PD i dhanë përgjigjen e merituar Ramës”, Berisha thirrje për mosbindje civile: Betejë për kombin

I hiqet mandati Salianjit, kaos në Kuvend, digjen karriget, qëllohen

“Deputetët e PD i dhanë sot përgjigjen e merituar Edi Ramës, duke nisur betejën e cila ndalet vetëm me fitoren e opozitës”. Kështu u shpreh kreu demokrat, Sali Berisha në fjalimin e përnatshëm nga ballkoni i shtëpisë së tij. Ai u bëri thirrje demokratëve të ngrihen deri ë mosbindje civile.

“Sot deputetët e PD-së, nisën betejën, betejën e cila ndalet vetëm me fitoren e opozitës. Ajo betejë duhet të frymëzojë çdo demokrate, demokrat, çdo qytetare e qytetar të këtij vendi, për tu ngritur në një betejë në mosbindje civile më te gjitha mjetet e saj. Për shpëtimin e Shqipërisë nga krimit, mafia, vjedhja. Qeveri teknike, zgjedhje të lira. Rotacionin, fitoren e opozitës. Deputetët e opozitës sot u thanë kriminelëve me pushtet, Edi Ramës në parlament, në qeveri në prokurori dhe gjykata e kudo që janë, se është radha jonë dhe se forcë në botë nuk ka që të na ndalë ne pa realizuar qëllimet tona”.

Sipas Berishës, kjo është një betejë për të shpëtuar kombin shqiptar, nuk është betejë për Salianjin, apo ndonjë parti politike.

“Kjo është një betejë për të shpëtuar kombin shqiptar, nuk është një betejë kjo për Ervin Salianjin, as për një njeri tjetër, është një betejë kjo për një parti politike. Kjo është një betejë për mbarë shoqërinë shqiptare. Kjo është një betejë për fatin e Shqipërisë. Ata të cilët projektuan shkatërrimin e kombit me shkatërrimin e opozitës, do të marrin në flaket e kësaj lëvizje, përgjigjen përfundimtare. Dhe do të marrin kur në çdo skaj, në çdo shesh, në çdo rrugë, qytetarët të ngrihen në mosbindje civile. Kur Shqipëria të jetë e tëra në duart e tyre, dhe jo në duart e këtyre kriminelëve mafiozë dhe mafias ndërkombëtare që kërkon me çdo kusht, kombin shqiptar ta mposhtë, ta shkatërrojë me drogë, korrupsion, vjedhje”.

6 MUAJ ME PARE

“Kur po vija këtu dikush më çoi këtë fotografi”/ Edi Rama reagon për zjarrin në Kuvend

I hiqet mandati Salianjit, kaos në Kuvend, digjen karriget, qëllohen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e shkaktuar në Kuvend në seancën e sotme plenare, ku deputetët e PD i vunë flakën karrigeve, pasi i nxorën në ambientet e jashtmë të Parlamentit.

Teksa ishte duke folur në takimin për “Deputeti që duam”, ai tha: Duke ardhur këtu  më çoi dikush këtë fotografi… ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate.

“Siç e shihni është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur për t’u ulur aty dhe për të përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate. Pse e solla këtu këtë imazh? Sepse dua të them pak fjalë për politikën e cila prej shumë kohësh, jo vetëm në Shqipëri, kalon ditë jo të mira në perceptimin publik dhe në të vërtetë është një mjet që i ka bërë gjërat jashtëzakonisht të mëdha në historinë e njerëzimit, por edhe katastrofa.

Refuzimi i politikës apriori si diçka e keqe, e pistë, me të cilën më e mira është mos të ngatërrohesh është foshnjarak sepse është e pamundur që ta vendosësh ti se çfarë politika bën apo nuk bën me ty. Ti mund të vendosësh se sa mund ti ta ndikosh politikën duke u marrë me të. Por në rast se ti i kthen kurrizin, refuzon të merresh me të, ajo ka gjithë pushtetin mbi ty. Çdo gjë jashtë dyerve të shpisë në ndërveprimet tona mes njerëzish në një mënyrë a një tjetër lidhet me politikën, por edhe brenda shtëpisë.

Qoftë jeta brenda dhe jashtë shtëpisë dhe bashkëjetesa mes nesh janë rezultat i politikës dhe se sa është në gjendje cilësinë e jetës tonë ta ngrejë më lart. Politika ka një fuqi ndërtuese të jashtëzakonshme, të pankonkurrueshme. Dëgjova kandidatin që ka ardhur nga SHBA. Shtetet e Bashkuara nuk do ekzistonin nëse nuk do ishte politika. Bashkimin Evropian e ka krijuar politika. Ka krijuar të gjitha ato që konsiderohen arritje. Pa politikë s’ka shtet, pa shtet është xhungël.”

Ai theksoi se politika sot në Shqipëri ka dy realitete.

“Por nga ana tjetër, ka fuqinë demoniale që të shkatërrojë. Siç ka fuqinë të shërojë përmes proceseve dhe e vendimeve dhe vullnetit të vet, politika ka fuqinë djallëzore të plagosë, dërrmojë, sakatojë. Siç ka fuqinë të mbjellë, ka fuqinë të shfarosë. Unë besoj që mes këtyre dy pamjeve, kuptohet jo absolute, qëndron dhe ndarja sot këtu te ne, midis nesh. Përpiqemi të ndërtojmë, shërojmë, mbjellim dhe atyre që shkatërrojnë, plagosin, shkulin, djegin.

Do duhej një histori e gjatë për të treguar si  e qysh është ndarë kështu politikla në Shqipëri. Si është vendosur klështu një ekuilibër që përgjithësisht e ka penguar Shqipërinë të bëhej aq sa do bëhej nëse ky ekuilibër do ishte më i shëndetshëm dhe do vendosej mes forcash që janë në të njëjtën anë, të mbjelljes dhe kultivimit.

Mirëpo, kështu është! Duke qenë kështu, Shqipëria ka humbur shumë kohë. Kaq e vërtetë është sa nëse reforma që ne kemi ndërmarrë pothuajse 25 vjet pas fillimit të të jetuarit tonë në liri, të ishte ndërmarrë 10, 15 edhe 20 vjet para, sot do ishin shumë më mirë. Është jashtëzakonisht e vështirë të merresh me politikë dhe dua t’ju përgëzoj, ju e keni hedhur këtë hap duke marrë përsipër të provoni të hyni në një arenë ku ka shumë baltë.

Nëse do ktheni kokën rreth e rrotull në tavolinat ku uleni, shumica nuk do u thonë “bravo”. “Të ka lënë mendja të shkosh të merresh me ata horra, maskarenj, të droguar?!” Ky është një perceptim që është dominant te njerëzit që kanë marrë më shumë nga ky vend dhe duhet të japin më shumë”, tha kryesocialisti.

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ "Bjeri, bjeri", momenti kur Gazment Bardhi gjuan Spiropalin me këmbë karrige

I hiqet mandati Salianjit, kaos në Kuvend, digjen karriget, qëllohen

Në mesin e tensioneve në Kuvend, teksa foltorja u rrethua nga gardistët dhe deputetët demokratë po pengonin mbarëvajtjen normale të seancës parlamentare, një incident me protagonist Gazment Bardhin u regjistrua.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dëgjohet teksa përplaset verbalisht në distancë me kryeparlamentaren Elisa Spiropali dhe më pas u bën thirrje deputetëve të tjerë që të hedhin sende të forta në drejtim të saj.

"Bjerini, bjerini", dëgjohet të thotë Bardhi teksa ai vetë hedh në drejtim të Spiropalit këmbën e një prej karrigeve të shkatërruara të Kuvendit.

Sulmi i Bardhit në drejtim të kryeparlamentares ndalet nga një prej gardistëve, i cili i devijon drejtimin këmbës së karriges së hedhur nga Bardhi duke përdorur një dosje.  

 

6 MUAJ ME PARE

Parlamenti i hoqi mandatin, reagon Ervin Salianji: Edhe nga burgu do të jem tmerri i tyre

I hiqet mandati Salianjit, kaos në Kuvend, digjen karriget, qëllohen

Ervin Salianji ka reaguar pasi Kuvendi i ndërpreu mandatin e deputetit dhe i kërkoi KQZ-së vijimin e procedurave për të zëvendësuar deputeti demokrat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se mandati iu hoq me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ai shkruan se edhe nga burgu do të jetë tmerri i mazhorancës, ndërsa shton se izolimi nuk do ta ndalë atë.

Reagimi i Ervin Salianjit në Facebook:

Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!

Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve!

Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën. Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ I shkuli mikrofonin Petro Koçit, Flamur Noka përjashtohet nga seancat

I hiqet mandati Salianjit, kaos në Kuvend, digjen karriget, qëllohen

Përplasje të ashpra në sallën e parlamentit të Shqipërisë, që kanë sjellë edhe fërkime fizike mes deputetët të opozitës dhe mazhorancës.

Demokrati Flamur Noka i ka shkulur mikrofonin deputetit Petro Koçi, duke acaruar situatën.

Pas këtij veprimi Spiropali ka njoftuar përjashtimin nga Kuvendi të Flamur Nokës, si dhe ka mbyllur seancën e sotme plenare.

6 MUAJ ME PARE

Dogjën karriget, Noka: Nuk do të tërhiqemi nga aksioni deri në zgjedhjen e një qeverie teknike

I hiqet mandati Salianjit, kaos në Kuvend, digjen karriget, qëllohen

Sekretari i Përgjitshëm i Patisë Demokratike, Flamur Noka ka dhënë një intervistë para gazetares pas mbylljes para kohe të seancës sotme nga kryeparlamentarja, Elisa Spiropali. 

Noka u shpreh para gazetarëve Edi Rama u ka shpallur dhe luftë por ata janë të vendosur mos ta ndalojnë aksionin.

Noka: Prej 3 vitesh i kanë vënë flakën demokracisë në Shqipëri. Edi Rama ka 3 vjet që i ka hapur luftë opozitës. Arrestoi Berishën, burgosi Belerin, burgosi Salianjin. Ne jemi të vendosur të mos ndalojmë, Edi Rama nuk mund të likuidojë opozitën, opozita sot është në ballë të aksionit. Çdo të hënë dhe çdo të enjte do të jetë kjo situatë. Nuk do kemi kompromis me mafien dhe krimin, ne jemi në betejë. Zgjidhja është qeveria teknike. Rama kërcënon me burg këdo që denoncon lidhjet e maxhorancës me krimin. Edi Rama po vepron në mënyrë hakmarrëse. Ata që qeverisin sot janë të denjë për të vjedhur dhe qeverisur bandat e organizuar. Shqipëria nuk i meriton. Ne do i dalim Zot demokracisë. Nuk ka kompromis me mafien dhe krimin e organizuar që është në parlament. Ne jemi në betejë, pa qeveri teknike, me narko-qeveri, Shqipëria nuk ka paqe./Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Deputetët socialistë tërhiqen nga diskutimet, Spiropali mbyll seancën parlamentare: Do të ketë masa

I hiqet mandati Salianjit, kaos në Kuvend, digjen karriget, qëllohen

Seanca parlamentare ka zgjatur pak minuta pas tensioneve dhe protestave të deputetëve demokratë pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali pasi dha 10 minuta pushim, vendosi ta mbyllë seancën parlamentare duke paralajmëruar kundërshtarët politikë se do të ketë masa penalizuese për ta. Kësisoj Kuvendi është rikthyer në ‘anomalinë’ që e karakterizoi gjatë seancave të një viti më parë. Opozita ka paralajmëruar se nuk do të ketë me qetësi në organin ligjvënës dhe se nuk do të ndalet pa arritjen e një qeverie teknike./ Versus.al

6 MUAJ ME PARE

'Mirë se erdhe Ervin Salianji!" / Kuvendi "nxjerr" deputetin nga burgu, fotoja e seancës së sotme

I hiqet mandati Salianjit, kaos në Kuvend, digjen karriget, qëllohen

Ndërsa Kuvendi rinisi punimet dhe kryefjalë e ditëve të fundit ka qenë arrestimi i ligjvënësit demokrat Ervin Salianji, emri i këtij të fundit vazhdoi të figuronte në sallën e Kuvendit, në vendin e tij.

“Nënkryetari i grupit Ervin Salianji duhet të ishte në seancë sot përballë rregjimit, por emrin e ka ku e kanë votuar shqiptarët dhe ndërkohë është i burgosur politik duke qënë ende deputet. Përballje dhe vetëm përballje me këtë narkoshtet.” – shkruan në një postim në rrjetet sociale deputetja demokrate Ina Zhupa.

 

 

 

6 MUAJ ME PARE

Dogjën karriget, po mandatet? Gazment Bardhi: Atë e bëri kush e bëri, këtu do të jemi dhe do të shihni çfarë do të bëjmë

I hiqet mandati Salianjit, kaos në Kuvend, digjen karriget, qëllohen
Deputetet e opozites djegin karriget e tyre para Kuvendit

Deputetët e opozitës janë përplasur fizikisht dhe verbalisht në sallën e Kuvendit gjatë ditës së sotme, ndërsa kanë tentuar të qëllojnë dhe në drejtim të ministrave dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali. Pasi janë ndaluar nga garda ata kanë shkulur mikrofonët dhe kanë djegur në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë karriget e tyre duke u shprehur se nuk do ketë më normalitet në këtë institucion pas arrestimit të deputetit demokrat Ervin Salianji me akuzën ‘kallëzim i rremë’. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar përshkallëzim të qëndrimeve të tyre

Ne jemi këtu për mbrojtjen e interesit publik, mbrojtja e të cilit është kthyer në rrezik për këdo. I pari ishte Sali Berisha, i cili sot është në arrest shtëpie dhe i dyti Ervin Salianji i cili denoncoi vëllain e Fatmir Xhafaj dhe lidhjet e krimit me politikën dhe sot ndodhet në burgun e Fierit. Edi Rama ka djegur parlamentin”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse do të djegin mandatete ai u shpreh: “Djegien e mandative e bëri kush e bëri, ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë çdo moment me regjimin kriminal të Edi Ramës që vendos ti mbyllë gojën të vërtetës. Të vërtetës nuk i mbyllet goja. Për hapat në vijim këtu do jemi dhe do ta mësoni”./ Versus.al

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Ervin Salianjit i hiqet mandati, deputetët e opozitës hedhin karriget në oborr dhe i djegin në shenjë proteste

I hiqet mandati Salianjit, kaos në Kuvend, digjen karriget, qëllohen

Ka nisur me tensione seanca e sotme në Parlament.

Teksa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka njoftuar heqjen e mandatin e deputetit për Ervin Salinjanin, deputetët e PD kanë thyer foltoren.

Më pas ato kanë marrë karriget e tyre nga salla e Kuvendit duke i hedhur më pas në oborrin e Kuvendit dhe u kanë vënë zjarrin në mënyrë simbolike.

Ata janë rikthyer në sallën e Kuvendit duke vazhduar sërish protestën para foltores./Versus.al

 

 

6 MUAJ ME PARE

Nis me tensione seanca parlamentare, deputetët e opozitës çmontojnë karrigen dhe qëllojnë në drejtim të Spiropalit dhe ministrave (VIDEO)

I hiqet mandati Salianjit, kaos në Kuvend, digjen karriget, qëllohen

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë sërish nga tensionet dhe përplasjet pas disa muajsh qetësie. Arrestimi i Ervin Salianjit ka çuar, ashtu dhe siç u paralajmërua më herët, në kaos seancën parlamentare të ditës së sotme, ku deputetët e opozitës kanë pushtuar foltoren dhe kanë hedhur objekte të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali si dhe ministrave. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Gardës, duke detyruar deputetët e opozitës të dalin jashtë Kuvendit dhe të djegin karriget e tyre në shenjë proteste. ‘Edi Rama i ka vënë zjarrin demokracisë’, janë shprehur ata ndërsa kanë ‘premtuar’ se do i qëndrojnë përballë dhe se nuk do stepen, por do përshkallëzojnë qëndrimet e tyre, ndërsa kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 7 tetorit.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: