POLITIKË /

“S’është lodër”, Rama për “Diellën”: Do i bëjë tenderat publikë transparentë

Shkruar nga Versus

“S’është lodër”, Rama për

Gjatë pranisë së tij në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, kryeministri Edi Rama nuk kishte sesi të mos fliste për atë që është kthyer së fundmi në qendër të vëmendjes, ministren virtuale “Diella”.

Duke e theksuar se nuk është një “lodër”, Rama tha se me këtë inovacion, Shqipëria përpiqet të bëjë pjesën e saj për të projektuar të ardhmen me Inteligjencën Artificiale. Sa i takon rolit të ministres virtuale, Rama tha se tenderat publikë do jenë më transparentë se kurrë.

“Më lejoni të them që duke krijuar një ministre të Inteligjencës Artificiale, ministrja e parë në botë e inteligjencës artificiale, Shqipëria nuk po përqafon thjesht të ardhmen, por përpiqet të bëjë pjesën e saj për të projektuar.

Diella nuk është një lodër. Përmes asaj kemi shndërruar atë që ka qenë domain i së mjegullës në një algoritëm transparent për të shndërruar pushtetin e shtetit. Përmes Diellës do të ofrojmë një shërbim të jashtëzakonshëm për t’i bërë tenderat publikë transparentë me integritet që nuk është parë më parë.

Shqipëria është vend që guxon dhe kjo është përparësi e jona kyçe. Vizioni ynë kombëtar për Shqipërinë 2030 besoj është qartësisht i rrënjosur në integritet, novacion dhe qeverisje shkencore. Kjo ngjarjen ilustron shumë më tepër se fjalët, atë çfarë po synojmë të bëjmë çdo ditë”- deklaroi Rama mes të tjerash. Versus.al

Poll