POLITIKË /

‘’U ka rënë Diella në kokë’’, Rama për opozitën: Kur ta marrin veten, duhet të përballojnë fëmijët e saj

Rama komentoi edhe shkarkimin e Andi Mahilës nga posti i zv.ministrit duke u thënë ministrave të tjerë se norma të tilla duhet t'i zbatojnë njëjtë si Albana Koçiu.

Shkruar nga Versus

‘’U ka rënë Diella në kokë’’, Rama

Në takimin me ministrat dhe deputetët e Tiranës, kryeministri Edi Rama nuk la pa thumbuar edhe opozitën mbi reagimet lidhur me shkarkimin e zv.ministrit të Brendshëm Andi Mahila sepse u filmua duke pirë cigare në një restorant.

Teksa tha se PD e ka gjithë vëmendjen tek Diella, Rama pretendoi se kur demokratët ta marrin veten, do duhet të përballojë edhe ato që i quajti ‘’fëmijët e Diellës’’. Ndërsa për shkarkimin e zv.ministrit, Rama e përshëndeti vendimin e marrë nga Albana Koçiu dhe tha se vendime të tilla duhet të jetë norma për të gjithë zyrtarët.

‘’U bë një llomotitje e madhe nga ata që u ka rënë Diella në kokë dhe duhet të presim një kohë të gjatë për ta marrë veten dhe derisa të marrin veten do të duhet të përballojnë fëmijët e Diellrës. E përgojuan me shptotinë karakteristike të delirantit provincial shkarkimin që ministrja e brendshme i bëri zëvendësit për tymosjen e cigares në një lokal të mbyllur. Të mos e përshëndetësh këtë akt dhe të mos kërkosh që ky akt të jetë norma, parimi i palëkundur i atyre që qeverisin, por të bësh hajgare me këtë do të thotë të jesh një bisht cigare i mbetur më kot në takatuken e jetës politike që askush nuk ka ndërmend ta ndezë më’’- deklaroi Rama mes të tjerash. Versus.al

Poll