Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur në kryeministri ministrat dhe deputetët e Tiranës pas shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai e konsideroi një hap të detyrueshëm shkarkimin e Veliajt i cili prej 10 shkurtit mbahet në paraburgim dhe po gjykohet për 5 vepra penale.
Nuk la pa thumbuar as opozitën për të cilën tha se nuk e mundi dot Veliajn në garë elektorale dhe tashmë mburret me një letër anonime që u bë shkak për burgosjen e ish-kryebashkiakut.
“Pa një kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës, u detyruam të marrim një hap të padetyrueshëm në raport me Erion Veliajn, por të detyrueshëm në lidhje me fatin e kryeqytetit të Shqipërisë, të detyrueshëm në raport me fatin e kryeqyteti.
Këshilli miratoi dje shkarkimin e kryetrarit në mungesë prej 7 muajsh për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Janë thënë dhe janë llomotitur shumë gjëra lidhur me këtë hap, por nuk ia vlen të merremi as me ata që u ka rënë diella në kokë, as me ata që e quajnë diktaturë kur shumica parlamentare detyrohet të kalojë në votim program pasi ndalohet ta paraqesë me metodat famëkëqija të rrylave të fytit dhe bërrylave, dhe as me ata që tre herë resht nuk e mundën dot Erionin me karikaturat e tyre mediatike, që sot fryjnë gjokset me sebepin e një letre anonime të një kryetari të lidhur duar e këmbë”, tha Rama. Versus.al







