POLITIKË /

Nga transporti urban tek ndërtimi i çerdheve, Rama rendit sfidat në Tiranë: Duhet urgjent udhëheqje e re

Shkruar nga Versus

Nga transporti urban tek ndërtimi i çerdheve, Rama rendit sfidat

Gjatë mbledhjes me deputetët e Tiranës dhe ministrat lidhur me përgatitjet për zgjedhje në kryeqytet, Rama foli edhe për sfidat të cilat struktura e re drejtuese duhet t’i përballë.

Duke e nisur nga lirimi i hapësirave publike e deri tek të prekurit e tërmetit të 2019-ës dhe ndërtimin e çerdheve, kreu i qeverisë tha se ka një nevojë urgjente për legjitimitet demokratik në ndërmarrjen e këtyre vendimeve.

‘’Qyetarët e Tiranës duan të shkojë deri në fund ajo që ka nisur me hapësirat publike, jo vetëm si çmontim i ngrehinave të kudondodhura që paskan qenë shumë më tepër nga çfarë na janë dukur. Do t’i largojmë nga çdo cep i Tiranës.

Ato duhet të kthehen në hapësira të gjelbërta jo thjesht të mbeten ashtu bosh pas heqjes së ngrehinave. Shqetësim tjetër që duhet adresuar është që kërkesa për kopshte e çerdhe publike rritet shumë më tepër sesa rritet oferta dhe është absolutisht e mundur. Do të përcaktojmë disa kritere për ata që do të ndërtojnë për kopshte dhe çerdhe, por ky aksion duhet drejtuar nga bashkia. Duhet përgatitur edhe terreni për çerdhet.

Gjithashtu qytetarët duan zgjidhje për transportin urban për Tiranën e madhe jo vetëm bashkinë, ku ka problematika serioze për këtë punë. Problematike janë edhe situata të ndryshme në territorin e Tiranës me të prekurit nga tërmeti apo të tjerë që kanë pretendime që lidhen me regjistrimin si të tillë, apo kantiere që kërkojnë financime të reja.

Bashkia për hir të së vërtetës, nën drejtimin e kryetares në detyrë dhe grupit të nënkryetarëve ka bërë gjithçka që ka mundur në kushtet e vështira në të cilat operon. Por nevoja për të legjitimuar udhëheqjen e bashkisë me votën e popullit, është çdo ditë e më urgjente. Mjafton të shohësh situatën me prokurimet publike që janë në nivelin më të ulët për të kuptuar që aty ka nevojë për legjitimitet demokratik’’- u shpreh kryeministri. Versus.al

Poll