
Pas ndërhyrjes së fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth dhe lirimin e hapësirave publike, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rikthimin e rubrikës së tij të njohur “SY M’SY”.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama sfidon ata që e kritikojnë kohën e ndërhyrjeve duke ironizuar:
“Ca thonë pse tani e jo më parë? Ca pse tani e jo më vonë? Kurse unë them pse jo nesër një SY M’SY? ????????
NESËR pra, që në mëngjes, LIVE padyshim, KËTU ku tjetër?”, shkruan kryeministri në postim.







