Kujdes shëndetësor falas, kontroll bazë parandalues falas, vizita falas te mjeku i familjes, tarifat minimale të vizitave dhe ekzaminimet te mjekët specialist, janë disa nga togfjalëshat që përmbledhim premtimin për shëndetësi falas si dhe përkufizojnë këtë reformë.
Por sa shpenzohet në vendin tonë për shëndetësinë 'falas' dhe sa kanë paguar shqiptarët nga xhepi i tyre?
Duke folur me shifra, Profesor, Doktor Gazment Koduzi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik tregon që sipas Fondit të Sigurimeve Shëndetësore gjatë vitit 2023 në sistemin shëndetësor janë harxhuar 374 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe nga taksat e shqiptarëve. 187 milionë euro janë siguruar nga Sigurimet Shëndetësore. Por përveç taksave të paguara sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë shqiptarët kanë shpenzuar dhe nga xhepi plot 842 milionë euro për shëndetin e tyre. Pra në total shqiptarët kanë harxhuar 1.4 miliardë euro por ndërkohë shërbimi shëndetësor në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar./Versus.al








