POLITIKË /

"Shëndetësia si dita me natën", Rama i përgjigjet komentuesit "sy m'sy": Kemi ulur taksat dhe çmimin e energjisë

Lidhur me taksat ai tha se në vendin tonë janë më të ulëtat në rajon ndërsa shtoi se financimi i arsimit është trefishuar.

Shkruar nga Versus

"Shëndetësia si dita me natën", Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ka vijuar mbrëmjen e sotme me rubrikën "Sy m'Sy" në Facebook ku i është përgjigjur një komentuesi lidhur me arritjet e kësaj qeverie. 

Rama u shpreh se shëndetësia është si dita me natën, ku tha se janë ndërtuar 53 spitale të reja dhe 400 qendra të reja shëndetësore. Lidhur me taksat ai tha se në vendin tonë janë më të ulëtat në rajon ndërsa shtoi se financimi i arsimit është trefishuar. Sipas tij çmimi i energjisë është më i ulëti që nga viti 1990. 

“Shëndetësia është dita me natën, 53 spitale të reja, 400 qendra shëndetësore, 210 mijë pensionistë të rimbursuar, 600 mijë të pasiguruar që marrin rregullisht shërbimet pa asnjë diskriminim. 300 mijë vende pune. Po patjetër. Lexo regjistrat e shtetit, sot jemi 1 milion e 317 mijë, jemi 300 mijë vende pune më shumë. Taksat janë 97% që paguajnë më pak, taksat janë më të ulëtat në rajon. Letrat Hazis jo kënetat. Çmimi i energjisë u ul 10.5% çmimi më i ulët që nga 1990.

Financimi i arsimit është më i larti. Nga financimi me 60 milionë euro sot ka shkuar në 200 milionë euro, gati trefish. Bujqësia ishte përtokë, gjysmë miliardë euro eksporte produktesh shqiptare në Evropë. Heqja e TVSH të ushqimeve nuk e kemi bërë. Ka qenë ambicie e parealizueshme. 21 mijë legalizime gjetëm, 270 mijë legalizime kemi bërë falas. Uji, katër zona urbane me 24 orë ujë, sot janë 43 të përfunduara dhe të tjera. Borxhi publik e gjetëm 80% sot është 55 %. Fakte institicionesh të pavarura si INSTAT, jo kuak kuak kuak politike. Më 11 maj mos u merr me këto tifozlliqe po futi një votë për të marrë pashaportën europiane.”, u shpreh Rama. 

Tags:

rama

Poll