POLITIKË /

Shkak Erion Veliaj, deputeti Braçe zbulon se nuk flet më me Edi Ramën

Sipas Braçes, shkak për këtë situatë ka qenë shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj nga Këshilli Bashkiak dhe shpallja e datës së zgjedhjeve për Tiranën.

Shkruar nga Versus
Shkak Erion Veliaj, deputeti Braçe zbulon se nuk flet më me Edi
Edi Rama/ Erion Veliaj

Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë me dije se nuk ka më komunikim me kryeministrin Edi Rama.

Sipas Braçes, shkak për këtë situatë ka qenë shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj nga Këshilli Bashkiak dhe shpallja e datës së zgjedhjeve për Tiranën.

Deputeti theksoi se kishte shprehur publikisht kundërshtimin e tij ndaj këtij vendimi, dhe se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë.

“Jam i prirur përkundrejt një ekuilibri, por kur kam të drejtë kam të drejtë dhe të drejtën time nuk e negocioj me kërrkënd. Nëse unë thashë publikisht që duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit të zotit Veliaj apo shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, me këtë vendimin e Kushtetueses rezulton se paskam patur të drejtë. Por dhe me gjithçka që po pason si ligjërim, unë s’kam folur pas vendimit të Kushtetueses”, deklaroi Braçe gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

Në pyetjen e gazetares për marrëdhënien me kryeministrin, Braçe u përgjigj:

Jo tani nuk flasim. Unë mendoj se duhet të ketë gjithmonë një pauzë për të reflektuar secili në këtë marrëdhënie, që është politike, pune dhe marrëdhënie njerëzore në fund, unë kam bindjet e mia dhe nuk dua që të më cënohen kufijtë që unë ngre. Jam i prirur përkundrejt një ekuilibri, por kur kam të drejtë kam të drejtë dhe të drejtën time nuk e negocioj me kërrkënd.

Nëse unë thashë publikisht që duhet pritur vendimi i gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit të zotit Veliaj apo shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, me këtë vendimin e Kushtetueses rezulton se paskam patur të drejtë. Por dhe me gjithçka që po pason si ligjërim, unë skam folur pas vendimit të Kushtetueses.

 

Poll