Mbështetësit e Partisë Demokratike në Kuçovë kishin rezervuar një pritje të veçantë për kryedemokratin Sali Berisha i cili zhvilloi një takim elektoral mbrëmjen e sotme ku shpalosi programin qeverisës.
Njëri prej simpatizantëve të PD, u ngjit në skenë për të kënduar një këngë të krijuar prej tij duke përmendur edhe drejtuesin e fushatës së PD, amerikanin Christopher Lacivita.
“Epo shkrepi dielli, shkrepi drita, se ç’na vjen Lacivita
O doctor, doctor Berisha, ngrini lart ata dy gishta
Epo ç’e ngrite more popullin në këmbë, Edi Ramën ta përzëmë”- ishin disa prej vargjeve të këngës. Versus.al








