POLITIKË /

Berisha zotohet: Brenda 100 ditëve të para, rrisim rrogat dhe pensionet sa ato të shteteve të Ballkanit

Shkruar nga Versus

Berisha zotohet: Brenda 100 ditëve të para, rrisim rrogat dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbyllje të agjendës për takimet e sotme elektorale, ishte i pranishëm në Kuçovë ku shpalosi programin qeverisës së partisë së tij.

Ai u zotua se brenda 100 ditëve të para, do të vendoset minimumi jetik prej 200 eurosh duke bërë që edhe pensioni minimal të mos jetë më pak se 200 euro. Gjithashtu premtoi rritje të rrogës minimale dhe mesatare në përpjekje për ta afruar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit.

“Ky program siç e paraqitën edhe parafolësit e mi këtu, fillon me zemrën e dhimbsur. Fillon me dhemshurinë. Ndaj dhe ne i japim fjalën e nderit, çdo pensionisti dhe pensioniste, çdo të papuni, çdo njeriu në ndihmë ekonomike, çdo fëmije me një prind, çdo studenti me bursë se 100 ditët e para do të kenë minimumin jetik, apo pensionin minimal, apo bursën 200 euro.

Se në 100 ditët e para në këtë vend, do të vendoset rroga minimale 500 euro dhe do të shkohet dhe rroga mesatare 1200 euro.

Miq, çfarë po bëjmë ne me këto. Nuk po bëjmë asgjë tjetër, veç po kthejmë tek ju paratë që marrim nga ju. Ato janë taksat tuaja, janë mundi juaj, janë djersa juaj, janë kafshata juaj që e paguani në çdo gjë. Dhe çdo qeveri e përgjegjshme para jush, në Shqipëri apo në botë, ka detyrë që një pjesë të mirë të atyre që u merr të ua kthejë ju përsëri. Miq, nuk dua të ndalem në vitet e shkuara, por një gjë u them; pikërisht për të zbatuar këtë detyrim ne dyfishuam rrogat në vitet 2006-2013”- deklaroi Berisha. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: