Kreu i qeverisë Edi Rama publikoi në rrjetet sociale sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike të nisur pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit ku PS mori mandatin e 4 radhazi.
Rama tha se ka patur nga ata persona që e kanë konsideruar aksionin si një nismë të përkohshme, por ai e cilësoi si një operacion që nuk do të ndalet derisa të realizohet lirimi i plotë i hapësirave publike.
“Gabimisht shumëkush e mendoi një shi vere, të tjerë e komentuan si aksion që do zgjaste sa vera, por kush besoi se ky nuk është as shi vere dhe as aksion, po një operacion që nuk do të ndalet deri në çlirimin e plotë të hapësira publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 pati të drejtë mesa duket”- shkroi Rama krahas videos së publikuar. Versus.al







