POLITIKË /

“S’kishte Zot që i shkulte”, heqja e varrezave të makinave, Rama: Mjetet funksionale do t’i kalojnë shtetit

Rama shprehet se varrezat e makinave do t'i lirojnë vendin gjelbërimit dhe projekteve për komunitetin.

Shkruar nga Versus

“S’kishte Zot që i shkulte”, heqja e varrezave të

Përveç aksioneve për lirimin e hapësirave publike, ka nisur edhe aksioni për heqjen e varrezave të makinave në qytete të ndryshme të vendit. Rama publikoi video në rrjetet sociale ku teksa i cilëson si “vatra ndotjeje” shkruan se do t’ja lënë vendin gjelbërimit dhe projekteve të dobishme.

Ndërsa thekson se automjetet që janë ende funksionale do të kalojnë në pronësi të shtetit.

“Më në fund, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, i erdhi fundi edhe varrezave të “provave” që e nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë, duke grumbulluar për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh; vatra ndotjeje të madhe që do t’ia lenë vendin gjelbërimit a projekteve të dobishme për komunitetin, ndërkohë që automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore”- shkruan Rama. Versus.al

 
Poll