POLITIKË /

"S’më ka lënë të vdekur pa më..." Rama sqaron pse nuk del në debat me Berishën

E njëjta pyetje iu bë shefit të qeverisë edhe për 10 kandidatët e tjerë në garën për kryeministër, disa prej të cilëve, si për shembull Adriatik Lapaj e Lulzim Basha e kanë ftuar në debat

Shkruar nga Versus

"S’më ka lënë të vdekur pa më..." Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë ftesën për debat, që rivali i tij, Sali Berisha i ka bërë disa herë gjatë kësaj fushate elektorale.

I pyetur pse e refuzon përballjen me kreun e PD, Rama tha: “Nuk i përmbush kushtet për të pasur fatin e një debati me mua, një individ katran me bojë, i cili nuk ka lënë të vdekur e të gjallë të shtëpisë sime, pa pështyrë e pa shkelur me këmbë”.

E njëjta pyetje iu bë shefit të qeverisë edhe për 10 kandidatët e tjerë në garën për kryeministër, disa prej të cilëve, si për shembull Adriatik Lapaj e Lulzim Basha e kanë ftuar në debat.

Nuk i njoh si kundërshtarë në kuptimin... Ata tani janë por, me Lulin unë më shumë se sa të komunikoj me video “selfie”, nuk besoj se mund të bëj”, u përgjigj Rama në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: