Deputeti Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar plagosjen e 5-fishtë si një ngjarje si një "akt të rëndë kriminal", duke theksuar se "mes të plagosurve është një qytetare krejt e pafajshme". Ai ka kërkuar që autorët të kapen dhe të përballen me drejtësinë. Gjekmarkaj ka kritikuar ashpër strukturat e rendit, përfshirë drejtuesit lokalë të policisë dhe Ministrinë e Brendshme, për dështimin në garantimin e sigurisë qytetare.
Sipas Gjekmarkajt, ky incident vë në pah nevojën urgjente për një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë dhe forcimin e institucioneve të rendit, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të drejtë për të gjithë qytetarët.








