
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas lajmit që Prokuroria e Posaçme do të marrë nesër në pyetje si person nën hetim.
Në një status të publikuar në kanalet e tij të komunikimit Meta shkruan se pas kësaj séance do të jetë i hapur për çdo pyetje nga mediat.
Statusi i Ilir Metës:
Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t'u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.
Padyshim që do jem atje për t'i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme./Versus.al








