POLITIKË /

"S'po i gjej dot fjalët për të shqiptuar", Rama njofton fjalimin e fitores në sheshin "Skënderbej"

Shkruar nga Versus

"S'po i gjej dot fjalët për të shqiptuar", Rama

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një miting fitoreje në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme në sheshin “Skënderbej” ku do të mbajë fjalimin e triumfit të PS me 83 mandate deputetësh.

“MIRËMËNGJES dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan kreu i qeverisë.

Deri më tani nuk ka dhënë deklaratë për mediat shqiptare, por vetëm për ato të huajat ku është shprehur se e priste një rezultat të tillë me argumentin se sipas tij, PS ka treguar vizion qeverisës dhe planifikimi për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Kryesocialisti pak ditë para zgjedhjeve në Kuç të Vlorës nënshkroi mbulesën e një tavoline duke u shprehur i bindur se PS do të fitojë minimalisht 78 mandate dhe në rastin më të mirë 88 mandate deputetësh. Versus.al

Poll