
Pavarësisht se në burg për 3 akuza të rënda, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përflitet si një prej emrave që do jetë në listën e sigurt të PD si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula iu përgjigj një pyetje të bërë me batutë nga gazetari Anri Lala në Report Tv i cili i tha se vendin e tij në listën e sigurt do ia zinte Meta.
Sula tha se nuk shqetësohet për t’u bërë deputet dhe se në rast se qeveria me në krye Edi Ramën merr mandat të katërt qeverisës, atëherë ai do të largohet nga vendi.
Duke iu përgjigjur, pyetjes së bërë me batutë të gazetarit Anri Bala në Report Tv i cili i tha se
Pjesë nga diskutimi:
Anri Bala: Ta ka zënë vendin Meta.
Dash Sula: Ta marrë kush të dojë.
Anri Bala: Ta ka zënë Meta se ike në Verona.
Dash Sula: Ta zërë kush të dojë, unë bëj detyrën si opozitar. E keqja është Rama, unë skam qëllim të bëhem deputet.
Anri Bala: Nuk e ke merak, që kandidatët e PD do kalojnë përmes një site, përzgjedhje nga anëtarësia, kurse Meta katapultohet nga 313 në listë të sigurt të PD. Edhe Dule e Mediu me shokë. Të duket e drejtë kjo?
Dash Sula: Ne nuk e dimë si do jetë marrëveshja. Unë them që ne sot si opozitë kemi nevojë për çdo votë opozitari, edhe në fund të botës. E mira është që gjithë forcat politike opozitare duhet të bashkohen bashkë.
Anri Bala: Edhe Basha?
Dash Sula: Nuk kam merakun tim për tu bërë deputet, sot Shqipëria është në udhëkryq. Nëse nesër fiton PS, mijëra do ikin, edhe unë do iki se nuk jetohet më. Versus.al








