
Pasditen e djeshme, një postim i bërë prej kryebashkiakut të Lezhës për riemërtimin e qytetit të Shëngjinit, ngjalli shumë reagime në rrjetet sociale.
Duke publikuar një dekret të vitit 1924 të firmosur nga kryeministri i asaj kohe Fan Noli ku Shëngjini emërtohej me emrin “Wilson”, Ndreu shtroi pyetjen “Po sikur ta ribëjmë përsëri vendimin”.
“Me një dekret të vitit 1924, Fan Noli, emërtoi Shëngjinin me emrin "Wilson", në nder të Presidentit Amerikan të asaj kohe, Wilson! Shoqëria "Vatra" ja komunikoi vendimin agjensisë "Associated Press" e cila e shpërndau në gjithë shtypin amerikan. Amerikanet shprehen mirënjohjen e tyre për nderin që vendi ynë ju bëri! Po sikur ta ribëjmë përsëri vendimin?! Më poshtë dekreti dhe komenti për lajmin!”- shkroi Ndreu.

Të menjëherëshme ishin komentet të cilat në masë nuk e pranonin një propozim të tillë. Ndërsa kjo detyroi edhe kryebashkiakun e Lezhës që të reagonte sërish sot në rrjetet sociale ku shprehej se nuk e kishte bërë një propozim të tillë dhe se e kishte publikuar dekretin e firmosur nga Noli për të parë reagimin.
“Për gjithë lukuninë e atyre që gjoja ju vra barku për Shëngjinin! E para ska asnjë iniciativë, propozim, e aq më pak vendim për ndryshim të emrit të Shengjinit! Ishte nje vendim i Nolit në 1924, mbi të cilin ngrita thjeshtë një pyetje! Kjo për te pare reagimin për vendimin e Nolit! Cfarë pashë pas kesaj?!
Portale mediatike dhe private qe flasin pa pikë pergjegjësie për vendime e propozime, duke ju referuar emrit tim! Njerëz qe shfryjnë idiotesinë e tyre në komente, gjoja të prekur se po ju bëhet një padrejtësi e madhe! Mbajeni more veten se nuk ka asnjë veprim që të ju prishë "rehatinë" me një ndërrim emri! Nuk ekziston asgjë!
Që të ndodhe duhet propozim qytetar, konsultë e gjere, vendim Keshilli Bashkiak etj. Në rast kur ska asnjë veprim, si mundet te abuzohet se paska vendim? Si mund të villet vrer me kova ne padituri ekstreme?! Disa nuk behen fatkeqësisht! Personalisht as se kam opsion nje propozim të tillë, meqë ra fjala! Dallkaukët e komenteve të qetësohen! Portalet të përkthejnë më mirë shqip-shqip!”- shprehet Ndreu në reagimin e tij të ashpër për komentet që nxiti me vetë pyetjen e tij “Po sikur ta ribëjmë?”. Versus.al







