
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha lexoi sot në Kuvend përgjime të cilat sipas tij janë zbardhur në SkyEcc lidhur me deputetët e PS, Taulant Balla e Ulsi Manjës. Fillimisht ai lexoi mesazhet në të cilat pretendon se Balla kishte komunikuar me Suel Çelën përsa u takon votimeve që do të mbaheshin më 25 prill 2021.
Po ashtu lexoi edhe përgjime të cilat sipas tij flisnin për Ulsi Manjën.
“Me datën 10.2.2020, Targeti informon pinin AM5B80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin. Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor.
Tao u përgjigj kësaj, e garanton që të gjithë ata njerëz do votojnë, por nëse vendosin në listë ata në burg. Përgjigja ishte: po, ne e garantojmë këtë. Më pas, Tao tha: ata do shkojnë në burg këtë vit. Replika dy! Shih, merrja pak masën, se ai Olsi u tregua shumë i mirë për nja dy kostume.
Deklaroj unë se është Olsi Dado, ai e përgënjeshtroi burrërisht dhe më detyroi t’i kërkoj falje. Mora vesh se ishte Ulsiu, Ulsiu nuk e përgënjeshtroi asnjëherë. Sepse ai atje, në vend se ta thërrasë dhe t’ia zhveshë kostumet, t’ia hedhë në kosh kostumet, ia fsheh dosjet. Kjo janë arsyet ju që nuk doni pyetjet, por e keni gabim sepse vetë e keni përmbysur…”- u shpreh Berisha mes të tjerash. Versus.al

