Të dielën, më 9 nëntor në total 334 mijë qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në 5 bashki, konkretisht: Vlorë, Berat, Tepelenë, Berat dhe Mat. Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi tha se KQZ-ja është gati nga ana teknike për procesin e datës 9 nëntor.
Kjo shënohet si fushata më jo tipike, kur asnjëra prej palëve nuk po zhurmon edhe pse jemi në ditët e fundit të saj.
Kandidatët në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cerrik dhe Mat po e zhvillojnë fushatën e tyre pa protagonizëm politik, dhe as liderët e partive të mëdha, Rama e Berisha, nuk janë shfaqur në asnjë miting apo takim elektoral. Versus.al
