Ish-anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Vlorës, javën e kaluar patën një takim me kryeministrin Edi Rama, duke njoftuar kështu edhe kalimin e tyre drejt forcës politike të cilën deri së fundmi e kishin kundërshtuar.
Këtë herë, disa prej tyre janë ftuar në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama ku kanë zbardhur edhe disa prej arsyeve të cilat sipas tyre i shtynë t’i bashkoheshin vizionit të tij.
Njëri prej tyre i cili u prezantua si Nidi Metaj tha se tanimë e shihnin ndryshe kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tyre nga televizori përcjell energji tjetër, ndërsa në takimin me ta panë anë tjetër të tij.
Pjesë nga biseda:
Ish-anëtari i FRPD: Ne më përpara të shikonim si gjë të keqe, si ajo bluza që ke veshur.
Rama: I zi fare ëë
Ish-anëtari i FRPD: I zi sterr. Kishim atë mentalitetin tonë. Tani ndaj nesh do fillojnë me këto persekutimet, tradhëtar, qen, u shit u ble. Po harrojnë që ne jemi rehat, 12 vite opozitë ne rehat ishim edhe në punët tona.
Pas takimit që Rama zhvilloi me 100 të rinj të FRPD, pati një reagim nga vetë ky forum ku shprehej indinjata ndaj atyre që ishin bashkuar me PS-në tashmë, duke e konsideruar këtë si lëvizje për përfitime personale. Versus.al








