
Politikanë dhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar kanë qenë të pranishëm në meshën e mbajtur sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për ceremoninë mortore të kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta të shtunën në moshën 95 vjeçare.
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Versus.al, shfaqet një moment i pazakontë ku kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha gjenden pranë njëri tjetrit.
Por siç shihet edhe në shprehitë e tyre, asnjëri nuk e përshëndeti tjetrin. Ndërsa në mesin e dy krerëve të politikës shqiptare, u shfaq më pas kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i cili ishte i pranishëm në meshë së bashku me 5 ministra të qeverisë së tij.
Mesha u drejtua nga kryepeshkopi botëror i ortodoksëve, Bartolomeu. Pjesëmarrës ishin edhe krerët e klerit shqiptar dhe atij botëror. Versus.al







